fsdghedhe

Një dush skocez mund të jetë një rutinë e përhershme ose një mënyrë për të lehtësuar trupin në dushin e plotë të ftohtë. Një mënyrë e mirë për ta provuar këtë është duke filluar me një dush të ftohtë, jashtëzakonisht të shkurtër, për të kapur procesin normal. Provoni një shpëlarje të thjeshtë prej 30 sekondash në një temperaturë më të freskët se normalja në fund të dushit tuaj. Rrisni kohëzgjatjen nga 30 sekonda dhe ulni temperaturën paksa pas çdo dushi. Pasi të keni arritur disa minuta të ujit plotësisht të ftohtë, do ti keni dhënë vetes një dush të duhur skocez dhe do të jeni gati të lloni të merrni dushe plotësisht të ftohta, gjithmon nëse ju dëshironi. Një dush i ftohtë do të të bëjë një njeri më të shëndetshëm.

Përfitimet e Dushit Skocez

  • Flokë dhe lëkurë më të mirë – Uji i ftohtë e forcon lëkurën tuaj dhe ngushton enët e gjakut. Kjo redukton pamjen e poreve dhe redukton enjtjen dhe qarqet e errëta poshtë syve. Me ujë të ftohtë, flokët tuaj duken më të shëndetshëm dhe shkëlqejnë sepse ai rrafshon folikulat e flokëve tuaj.
  • Sistem imun të fortë – Pas një dushi të ftohtë, trupi juaj reagon ndaj ndryshimit të temperaturës duke u përpjekur ta ngroh vetë atë. Shkalla e metabolizmit rritet dhe trupi aktivizon sistemin e mbrojtjes natyrore ndaj viruseve me një lirim të shpejtë të qelizave të bardha të gjakut. Trupi nxit prodhimin e antitrupave kur ekspozohet në ujë të ftohtë për periudha të shkurtra kohore.
  • Humbje peshe – Sipas një studimi të publikuar në New England Journal of Medicine në vitin 2009, u zbulua se pjesëmarrësi kishte potencialin të humbte deri në 9 kg shtesë të yndyrës në vit thjesht duke marrë dushe të ftohta.
fsdtg

REALIZIMI I DUSHIT SKOCEZ NË HOTELE & RESORTE I SHTON VLERA AMBJENTIT TUAJ.