Pishina Wellness Ndertim Pishina SPA Sauna Hamam Tirane Lamthi | Dushi Emocional
16008
page-template-default,page,page-id-16008,ajax_fade,page_not_loaded,,side_area_uncovered_from_content,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.7,vc_responsive
 

Dushi Emocional

Dushet me shumë sensorë janë sisteme të posaçme hidroterapie që kombinojnë tonifikimin dhe stimulimin e trajtimeve multi-sensoriale, duke përdorur xhete uji me kombinime të ngjyrave të ndryshme. Sipas trajtimit Cromoterapi, ngjyrat ndihmojnë trupin dhe mendjen për të rivendosur ekuilibrin e tyre natyror dhe gjithashtu kanë efekte fizike dhe psikologjike që janë në gjendje të stimulojnë trupin dhe të qetësojnë anën mendore. Parimi bazë është alternimi i xheteve të ujit. Ky alternim konsiston jo vetëm në ndryshimin e temperaturës së ujit, të nxehtë në të ftohtë, por edhe në presionin e tij.

 

Ndryshimi i njëkohshëm i ngjyrave dhe aromave krijon atmosferë dhe ndjesi që janë në harmoni me lëvizjen e ujit. Kështu që, mund të përjetoni ndjesi dhe përfitime të ndryshme. Një temperaturë e ulët tenton të ngurtësojë indet (me efekte pozitive për këmbët dhe barkun), ndërkohë që nxehtësia do të ketë një efekt natyral vasodilues, duke pastruar në sipërfaqe por edhe më thellë epidermën.

Për çfarë shërben Dushi Emocional?

Një dush emocional është një hapësirë ​​e vogël e cila ofron funksione të shumta.

  • Ofron një ndjenjë kënaqësie unike dhe të papërsëritshme, e cila buron nga uji, element vital, i këndshëm dhe i efektshëm.
  • Një dush emocional me “ujin në formë avulli” aktivizon të 5 shqisat, me anë të ngjyrave, erërave dhe tingujve që mbivendosen dhe mbështillen rreth trupit, duke futur një vitalitet të fortë. Terapia e ngjyrave konsiderohet pjesë e të ashtuquajturës “mjekësi alternative”, duke përdor ngjyrat si një terapi për trajtimin e sëmundjeve.

 

Të gjitha këto arrihen nëpërmjet xheteve të vendosura në tavan dhe muret, të cilat kombinohen për të punuar në temperatura të ngrohta dhe të ftohta.

REALIZIMI I DUSHIT EMOCIONAL NË HOTELE & RESORTE I SHTON VLERA AMBJENTIT TUAJ.