Pishina Wellness Ndertim Pishina SPA Sauna Hamam Tirane Lamthi | Rreth Nesh
16140
page-template-default,page,page-id-16140,ajax_fade,page_not_loaded,,side_area_uncovered_from_content,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.7,vc_responsive
 

Rreth Nesh

Cilët jemi ne?

Kompania PISHINA & WELLNESS u formua në Veri të Italisë, e cila u vendos në rradhën e kompanive më prestigjoze  në Itali për cilësinë dhe organizimin, ku mori dhe  çmime në cilësi nga Entet Europiane. Pas një eksperince të gjatë punimesh në Itali, Austri, Gjermani e Zvicër tani  operon edhe në tregun Shqipëtar që nga viti 2010 ku bëhet pjesë e Kompanisë LAMTHI BUSINESS shpk.

PISHINA & WELLNESS është e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për: Pishina, Sauna, Banjo Turke, Bio Sauna, Haloterapi (Dhoma me kripë), Kalim Kneipp, Hidromasazh, Shatërvane, Jakuzzi, etj.

 

PISHINA & WELLNESS tashmë e njohur si lider në këtë fushë, mund të realizojë punimet si më poshtë: Pishinë aquapark, pishinë për vila, pishinë për komplekse, pishinë të brendshme, pishinë dimërore, pishina pa klor, pishinë olimpike si dhe shatërvane dhe kaskada. Kompania gjithashtu ofron të gjithë akesorët e nevojshëm: aksesorë pishine, detergjent pishine, kimikat pishine, sisteme automatik dozimi për kimikate, etj.

Standartet Tona

Misioni

Misioni është të ofrojë standarte mbi të cilat ndërtohet çdo veprim i kompanisë. Për të krijuar ambiente dhe mjedise të rehatshme. Për të frymëzuar momente optimizmi dhe lumturie. Për të krijuar vlera dhe për të sjellë ndryshimin.

Vizioni

Vizioni ynë është të ofrojmë tek ju cilësinë dhe dizajnet e fundit Europiane. Të ofrojmë çmimet më të mira në treg në raport me cilësinë.

Kultura e Kompanise

Forca e kompanisë PISHINA & WELLNESS qëndron tek korrektësia, çmimi dhe cilësia. Ne zhvillojmë integritetin dhe respektojmë etikën e biznesit për mbarëvajtjen e marrëdhënieve me klientët tanë.