sauna1

Sauna është përdorur për herë të parë në Finlandë rreth 2000 vjet më parë. Ajo kishte disa ngjashmëri me këtë të sotmen, por ndryshimi kryesor është që ndodhej nën tokë. Shkrimi më i vjetër në botë që është gjetur për saunat daton në vitin 1112.

Sauna moderne është një dhomë me përmasa relativisht të vogla prej druri, e cila ofron një mjedis me nxehtësi të fortë e të thatë me një temperaturë prej afërsisht 90˚ C. Në përgjithësi ndriçimi në një sauna është i errët. Ngrohja sigurohet nga një sobë ose ngrohës që ngroh disa gurë vullkanik për të siguruar një nxehtësi të butë. Kjo nxehtësi e than shumë ajërin e ambjentit të saunas dhe për këtë arsye hidhet ujë mbi gurët për të rritur nivelin e lagështisë. Trajtimi në sauna zakonisht ndahet në seanca, personi kalon një kohë të shkurtër në sauna derisa të filloj të djersijë dhe më pas del jashtë saj për tu freskuar.

Për çfarë shërben Sauna?

  • Një seancë në sauna është e efektshëm për çlirimin e toksinat që keni në trup si dhe pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.
  • Sauna rrit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen. Nëse në nxehtësi enët kapilare hapen, në të ftohtë kontraktohen për reaksion, në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut përmirësohet.
  • Nxehtësia dhe lagështia e saunës shpërndan dhimbjen dhe relakson muskujt e lodhur. Sauna është e efektshme edhe për dhimbjet e artriteve. Trajtimi i rregullt i kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime ndihmon në humbjen e peshës dhe lufton celulitin. Këshillohet konsumimi i shpeshtë i ujit pas dhe para seancës se saunës pasi ekziston rreziku i dehidratimit.
  • Sauna jep gjithashtu çlirim nga azma dhe bronkitet dhe mund të parandalojë të ftohtin. Faza e ngrohjes zakonisht zgjat 5 deri 10 minuta. Këshillohet të frekuentohen deri në tri herë në javë. Nëse i frekuentoni më shpesh efekti rrezikon të jetë i kundërt.
sauna2

REALIZIMI I SAUNAVE NË HOTELE & RESORTE I SHTON VLERA AMBJENTIT TUAJ.