chi-siamo

RRETH NESH


Kompania PISCINA & WELLNESS u formua në Veri të Italisë, e cila u vendos në rradhën e kompanive më prestigjoze në Itali për cilësinë dhe organizimin, ku mori dhe çmime në cilësi nga Entet Europiane. Pas një eksperince të gjatë punimesh në Itali, Austri, Gjermani e Zvicër.

Prej vitit 2010 Lamthi Group ka ekskluzivitetin e Piscinawellness për Ballkanin

PISCINA & WELLNESS është e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për: Pishina, Sauna, Banjo Turke, Bio Sauna, Haloterapi (Dhoma me kripë), Kalim Kneipp, Hidromasazh, Shatërvane, Jakuzzi, etj.

PISCINA & WELLNESS tashmë e njohur si lider në këtë fushë, mund të realizojë punimet si më poshtë: Pishinë aquapark, pishinë për vila, pishinë për komplekse, pishinë të brendshme, pishinë dimërore, pishina pa klor, pishinë olimpike si dhe shatërvane dhe kaskada. Kompania gjithashtu ofron të gjithë akesorët e nevojshëm: aksesorë pishine, detergjent pishine, kimikat pishine, sisteme automatik dozimi për kimikate, etj.

Standartet Tona

null

Misioni

Misioni është të ofrojë standarte mbi të cilat ndërtohet çdo veprim i kompanisë. Për të krijuar ambiente dhe mjedise të rehatshme. Për të frymëzuar momente optimizmi dhe lumturie. Për të krijuar vlera dhe për të sjellë ndryshimin.

null

Vizioni

Vizioni ynë është të ofrojmë tek ju cilësinë dhe dizajnet e fundit Europiane. Të ofrojmë çmimet më të mira në treg në raport me cilësinë.

null

Kultura e Kompanise

Forca e kompanisë PISCINA & WELLNESS qëndron tek korrektësia, çmimi dhe cilësia. Ne zhvillojmë integritetin dhe respektojmë etikën e biznesit për mbarëvajtjen e marrëdhënieve me klientët tanë.

PISCINA & WELLNESS SINCE 1977

Fuqia e kompanisë PISCINA WELLNESS qëndron në kompetencën, çmimet dhe cilësinë e saj