Dushet me shumë sensorë janë sisteme të posaçme hidroterapie që kombinojnë tonifikimin dhe stimulimin e trajtimeve multi-sensoriale, duke përdorur xhete uji me kombinime të ngjyrave të ndryshme. Sipas trajtimit Cromoterapi, ngjyrat ndihmojnë trupin dhe mendjen për të rivendosur ekuilibrin e tyre natyror dhe gjithashtu kanë efekte fizike dhe psikologjike që janë në gjendje të stimulojnë trupin dhe të qetësojnë anën mendore. Parimi bazë është alternimi i xheteve të ujit. Ky alternim konsiston jo vetëm në ndryshimin e temperaturës së ujit, të nxehtë në të ftohtë, por edhe në presionin e tij.
Ndryshimi i njëkohshëm i ngjyrave dhe aromave krijon atmosferë dhe ndjesi që janë në harmoni me lëvizjen e ujit. Kështu që, mund të përjetoni ndjesi dhe përfitime të ndryshme. Një temperaturë e ulët tenton të ngurtësojë indet (me efekte pozitive për këmbët dhe barkun), ndërkohë që nxehtësia do të ketë një efekt natyral vasodilues, duke pastruar në sipërfaqe por edhe më thellë epidermën.