biosauna-img1

Bio-sauna është alternativa moderne e saunas tradicionale finlandeze dhe është projektuar për të gjithë ata që vuajnë nga temperaturat e larta. Bio-sauna është një sauna me atmosferë të lagësht, me një temperaturë maksimale prej rreth 50/60 °C dhe një lagështi prej 60/70%. Për të arritur këtë mjedis të veçantë duhet të instalohet brenda saunas një BIO-HEATER, i cili është një ngrohës tradicional për sauna, me elementë ngrohës të ngulitur në shkëmbinj, në të cilën ndodhet një gjenerator me avull (një rezervuar uji me një element ngrohës brenda).

Një bio-sauna ka një rëndësi të trefishtë. Ajo krijon një ekuilibër mes temperaturës dhe përmbajtjes së lagështisë në ambjent, por gjithashtu mund të jetë dhe vetëm sauna (me temperaturë maksimale 110 °C) ose ajo mund të shndërrohet në një mjedis me lagështi të lartë, por kurrë të jetë e krahasueshme me banjën turke. Nga njësia e kontrollit mund të ngrini temperaturën (80/90 ° C) dhe të zvogëloni përmbajtjen e lagështisë për të pasur një sauna tradicionale. Në të kundërt, ju mund të merrni një mjedis shumë të lagësht.

Për çfarë shërben Biosauna?

  • Është konfirmuar se bio-sauna, e quajtur edhe sanatorium, sjell dobi në aparatin kardiovaskular.
  • Sauna bio përdoret si një instrument i bukurisë. Banja e saj e nxehtësisë në temperaturë të butë, lejon lëkurën tonë të marr frymë, duke realizuar eliminimin e toksinave dhe papastërtive përmes djersës dhe qelizave të vdekura të lëkurës, të cilat do të jenë menjëherë të buta, të zhdërvjellta dhe të ndritshme. Gjithashtu biosauna ka disa përfitime në metabolizmin tonë: rritja e rrahjeve të zemrës ndihmon për të djegur dhjamin dhe për të eliminuar lëngjet. Mos harroni: ai është një aleat i vlefshëm në detoksifikimin e trupit, por jo një mjet për humbjen e peshës.
  • Shpesh bio-sauna rekomandohet si rehabilitim për njerëzit që kanë kaluar infrakt. Muskujt e zemrës përforcohen me 120 rrahje në minutë që zemra mund të arrijë brenda sanatoriumit.
biosauna-img2

REALIZIMI I BIOSAUNAVE NË HOTELE & RESORTE I SHTON VLERA AMBJENTIT TUAJ.