Pishina Wellness Ndertim Pishina SPA Sauna Hamam Tirane Lamthi | Banjo Turke (Hamam)
15964
page-template-default,page,page-id-15964,ajax_fade,page_not_loaded,,side_area_uncovered_from_content,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.7,vc_responsive
 

Banjo Turke (Hamam)

Hamamet ose ndryshe banjo avulli u shfaqën për herë të parë në periudhën romake dhe më vonë u morën nga Turqit, pasi ato u përgjigjeshin më së miri kërkesave për pastrim.  Ndryshe nga sauna, përqindja e lagështisë së hamamit është 100%. Për më tepër, ai shoqërohet shpeshherë edhe me një banjo të akullt. Temperatura e hamamit mund të arrijë deri në 50°C.

 

Herë-herë i rekomanduar edhe nga mjekët, hamami bën të mundur që të hapen poret e lëkurës suaj sikurse edhe të eliminohen bakteret e toksinat. Për më tepër, ai çliron sinozitet dhe rrugët e hundës, qetëson dhimbjet muskulore si dhe lehtëson rrugët e frymëmarrjes. Natyrisht që hamami nuk kuron gripin, por ndikon në qetësimin e simptomave të tij. Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të tregohen të kujdesshëm, të konsultohen me mjekun përpara se të shkojnë në një banjo turke.

10 përfitime që mund të keni në një Banjo Turke (Hamam)

  • Detoksifikim fizik dhe emocional. Redukton stresin, ankthin dhe lejon një relaksim të thellë.
  • Zbukuron trupin dhe fytyrën. Largon qelizat e vdekura nga trupi, hap poret ndërsa eleminon toksinat nga lëkura.
  • Lufton aknet. Ndihmon kurimin e plagëve dhe reduktimin e skuqjeve.
  • Ushqen dhe rihidraton lëkurën. Ofron vitamina esenciale dhe minerale.
  • Kundra plakjes. Ndihmon tonifikimin, forcimin e lëkurës, rrit elasticitetin.
  • Ul tensionin e muskujve. Zvogëlon dhimbjen e muskujve dhe reumatizmat.
  • Gjumë më të rehatshëm. Ndihmon në përtëritjen e trupit gjatë fjetjes.
  • Ndihmon sistemin imunitar. Aktivizon qarkullimin e gjakut.
  • Lidh trupin me mendjen. Më shumë energji dhe balancim.
  • Ndjesi bukurie. Ndjesi freskie dhe rigjenerim total i trupit.

REALIZIMI I HAMAM NË HOTELE & RESORTE I SHTON VLERA AMBJENTIT TUAJ.